Bookmarks by Lunida Luca
Interpretim (Fjala  e ëmbël)
Solidariteti nuk njeh kufi...😉🇦🇱🇮🇹
“Në mes të errësirës ka dritë”✨💫
Ndodh që secili nga ne,shpesh herë të përballet me vështirësi,me sfida sepse sfidë është vetë jeta.Ata të cilët mendojnë se kohët e mira zgjasin përgjithmonë ose nuk e njohin jetën ose mendimet e tyre nuk kanë pika takimi me kohën dhe realitetin.Të tillë njerëz e kanë të vështirë rezistencën ndaj vështirësive dhe si rrjedhojë i nënshtrohen pengesës  më të vogël pa u përpjekur dhe përballur me  sfidën.
Ngritjet dhe ngjitjet e jetës gërshetohen  me dështimet dhe sukseset, lumturitë dhe zhgënjimet. Jeta nuk është lëndinë trëndafilash, ndaj edhe gjembat e saj thumbojnë fort, por duhet në jetë të jesh i fortë. Mendimi për të qënë i fortë dhe për t`ia dalë mbanë gjithckaje me guxim nuk do të ishte kurrë zgjidhje fitimtare. Pse? Eshtë aq e thjeshtë, por edhe e komplikuar. Njeriu do forcë, sigurisht, se dobësia e ligë edhe njeriun më të mirë. Guximi kurrë nuk ia ka dalë pa shpresën. Shpresa me frikë është dobësi. Frika vjen  vetëm nga mendimet e frikshme të dështimit. Duke menduar  njeriu harron të shpresojë dhe kështu ndodh që s`ndodh ajo e bukura që pret jeta. Eshtë mungesa e shpresës që thyen shpirtin tonë më shumë se dhimbja.
Unë,adoleshentja e botës gri nuk mund të pres nga jeta të më servirë ëndrrat e mia. Jeta nuk ka asnjë obligim të më japi atë që unë pres. Jeta ka servirjet e saj e ato janë menu të ndryshme. Kurrë nuk e kisha menduar se në pranverën e bukur do të mbylleshim, dhe me frikë do të qëndronim dhe me familjarët. Kurrsesi nuk imagjinoja që të qëndrosh larg njerëzve,t`i shohësh dhe të mos i takosh…Apo të mendoja se ka armik të tillë që vret në këtë mënyrë si covid-19.
Dhe sa e sa mistere ka jeta. Nuk dimë asgjë, madje jemi asgjë në këtë jetë nëse mendojmë se dimë gjithcka. I vetmi mendim që nuk mposht jeta është se cdo gjë e ka një fillim dhe një fund dhe fundi ka të mira dhe të këqija. Ndaj pikërisht këtu është thelbi i jetës. Të menduarit pozitivisht, besimi dhe shpresa. Trinomi i  lumturisë së jetës, busullat orientuese të jetës sonë.
Njeriu lind,jeton dhe vdes duke besuar. I vetmi burim energjie për jetën. Keni parë njerëz te dobët??! Ata besojnë pak dhe nuk e kanë këtë rreze drite brenda zemrës. Kur vyshken mendimet besimi zbehet dhe mbetet shpresa. Shpresa vdes e fundit- thonë. Ja pra që njeriu duhet të jetë i fortë e të qëndrojë duke vepruar.
Unë jam e fortë! Guxoj! Bota vërtetë është gri dhe jeta bardhëezi, por unë jetoj sic dua vetë duke i dhënë cdo gjëje ngjyrat e duhura. Shpesh kujtoj thënien e gjyshit: “ Sado e fortë të jetë era,mali nuk lëkundet.”  Sado i fortë të jetë problemi apo i pamundur, unë nuk rrëzohem e as nuk dorëzohem. Cdo vështirësi kapërcehet. Nuk kanë thënë pa mend se Zoti të mbyll një dere dhe të hap një dritare.
Momentet që po kalojmë dhe situatat që sa vijnë e po vështirësohen më kujtojnë betejën. Unë jam një adoloshente e cila me forcën time dhe mundësitë quhem një ‘hic’, por askush nuk mund ta marrë me mend se unë mund të ndyshoj botën me mendimet e mia, ja me një situatë të vështirë jete. Pavarësisht shkallës së vështirësisë së problemit  që ne po jetojmë dhe humbjet e kësaj beteje nga shumë njerëz, mendimi se nesër do të jetë më mirë, dëshira për të rindërtuar një ditë më të bukur, të gjitha këto hapin një faqe të re që kuron plagët e së shkuarës dhe ngjall shpresë për të jetuar lumturisht e për të realizuar këtë gjë bazohemi te shpresa dhe besimi. Kështu ngrihesh përsëri në këmbë dhe kap kohën e humbur.Dështimi në jetë vjen nga mungesa e besimit të fortë.
E kush do ta dëshironte jetën të tillë, pa punë, pa shkollë, njëzet e katër orë online, pa njerëz, pa asgjë të domosdoshme?! Kush do ta donte jetën të rrezikuar nga momenti në moment?! Askush…Askush…Kohën e humbur në këtë situatë duhet të përpiqemi ta vjedhim  cdo ditë e nga pak. Po si? Vetëm duke marrë pozitiven e ditës, të bukurën e castit, ta rrëmbejmë sot me shpresën dhe besimin që do ta gëzojmë nesër.
Koha sot na ka vërë një kusht: TE JETOJMË. E shkuara është ikje pa kthim…E nesërmja nuk duhet parë si e pamundur…Në libra kam lexuar se nuk duhet të strukem përballë të panjohurës apo vështirësisë. E më vjen në mendje thënia e Angele Martin…” Të jesh sypatrembur do të thotë  të duash sikur nuk je lënduar kurrë më parë”. Të jesh sypatrembur do të thotë t`i kapësh mundësitë, kudo që janë,të cash rrugën përmes errësirës për të mbërritur te drita. Besimi, shpresa dhe mendimi pozitiv janë ngjyrat, busullat, zëri i jetës që na thërret…Nesër agon dita…
PUNOI: LUNIDA LUCA
Poeti...📝
e mundësisht  poeti ka dy jetë,
njëra siç i vjen e tjetrën siç do vetë.
Poeti është gjithmonë i dehur,
kurrë nuk i del pija,
veçse dehet nga bukuria.
Fjalëmbël,fjaleartë
shpirtmadh sa deti,
magjibërës ky poeti,
Tokën dhe qiellin,
i bashkon poeti,
zjarrin e vendos aty ku është deti.
Poeti i kurorëzon,
ëngjëllin me djallin,
jetën për dashurinë,poetët e falin.
Poeti me pak fjalë thotë
atë që ti nga zemra nuk e nxjerr dot,
Poeti ka krahë si të erës
në mes të dimrit sjell flladin e pranverës.
Shpirti i poetit,
materie hyjnore,
zemrën ta merr përdore,
e të shpie aty ku vetëm kurrë nuk do të arrije edhe sikur rrugën ta dije...
Kur je i etur, poetin kerko,
mes vargjeve të tij fluturo,
aty do gjesh ujë të kulluar,
per shpirtin tënd të pervëluar
Oh poet me dy jetë,
a s’ma thua në sekret,
çelsin vallë ku e ke gjet?
Poeti foli vetëm per mua,
patjetër edhe unë du me të tregu,
mjafton qiellin me shiku,
mjafton diellit me ju drejtu.
Është hapësira e kaltër,
janë rrezet e diellit dhe valët e detit
frymëzimi i poetit.
Pa harruar lulet në livadhe,
pa harruar vlerat njerëzore,
pa harruar dhuratat hyjnore.
Sa lartësia e qiellit,
sa pafundësia e detit,
është zemra e poetit.
Ndër vargjet e tij,
shpirti gjen strehim e frymëzim,
per të jetuar ditët në vazhdim.
Duke menduar
shpirtmadhësinë e poetit,
si per magji mu shtua paqja e shpirtit.
Sikur te fliste Zoti,
e ta degjonit vete,
do te bindeshit qe poetet ,kane dy jete.