Eksperienca të vlefshme.Teknologjia nuk e zëvendëson mësuesin por së bashku ata ndryshojnë mësimdhënien. by Irena Biba

Irena Biba
Mësimi on line si një sfidë e padiskutueshme që erdhi bashkë me pandeminë Covid-19, nxori në pah “heronjtë e heshtur” të përcjelljes së dijeve,mësuesit.Kjo formë e të mësuarit ,që për një pjesë të mirë të tyre ishte e panjohur  më pare, tregoi se sa është e aftë kjo qenie misionare të ndryshojë e të përshtatet për t’u prezantuar si duhet para nxënësve të tij.

Në fakt kjo gjë ,duhet parë në dy këndvështrime:

Ø Së pari mësimi on line na afroi të gjithëve me teknologjinë ,një nevojë e padiskutueshme e ditëve tona.Mësuam metoda pune aq të larmishme sa besoj do të ngelen përgjithmonë pjesë e punës tonë në fushën e arsimit pse jo dhe më gjerë.Të punosh në Edmodo apo Classroom, e ndien veten të integruar me arsimin evropian për sa i përket mënyrës se  si funksionojnë këto platforma, dhe komod njëkohësisht për mundësitë që ato ofrojnë edhe pse na ngelet sërish shumë punë për të arritur kryesisht me gjithëpërfshirjen.

Ø Puna on line na përkëdheli sedrën se qenkeshim popull i zgjuar. Pse jo? Sa shpejt u përthithën shumë gjëra të reja e të panjohura më parë.Shumë nxënës që në klasë nuk i tërhiqte aq shumë mësimi për shkak të natyrave të tyre me vështirësi në përqendrim, na dolën të zotët e teknologjisë dhe kjo është për t’u përgëzuar.Arrinin të parët të regjistroheshin kudo dhe kjo gjë ne mësuesit na kënaqte.Mësuam të bëjmë pyetësorë e testime me Google form dhe sigurisht që kjo praktikë do të ruhet tashmë.

Ø Por si çdo gjë tjetër që e ka anën e saj të errët edhe mësimi on line duke qenë se erdhi kështu papritmas deshi pak kohë të implementohej.Vështirësitë kanë qenë të pafundme, stresi dhe lodhja nuk llogariten  ,por siç e thashë dhe në fillim heronjtë e heshtur u sakrifikuan.Sa mbresëlënëse e gjithë kjo energji e çliruar.Vështirësitë kalohen me bashkëpunim dhe prindi u bë njësh me sfidën tonë.E shpëtuam vitin shkollor! Duke përcjellë dije nëpërmjet mësimit on line.Sakrifikuam nga vetja dhe mjeti justifikoi si gjithmonë qëllimin.E në fund të fundit ndaj quhemi pishtarë të dijes për të ndriçuar dhe në skutat më të errëta dhe në ditët më të vështira.

Ø Edhe pse mungon ai ndërveprimi i plotë me nxënësit ,u arrit që të përcillen konceptet kryesore.Nëse mësimi on line do të integrohej me mësimin e zakonshëm ,sa shumë rezultative e mbresëlënëse do të ishte gjithçka!E ku i dihet!Një ditë kështu do të ndodhë.

Kjo traditë e vënë në këto kushte ,do të ruhet dhe do të pasurohet.Tashmë jo vetëm nga disa shkolla pararoje dhe pilot por nga e gjithë Shqipëria.Unë kam qenë gjithmonë dashamirëse e digjitalizimit të orëve por në këtë fazë të punës sime do ta ruaj si eksperiencën më të bukur gjithë përpjekjen e mësimit on line.Do t’i ruaj me fanatizëm ato video te xhiruara disa prej të cilave modeste por shumë domethënëse dhe me shpresën që gjithçka të përmirësohet e të na shërbeje për rritjen e cilësisë së shërbimit arsimor.

A duheshin unifikuar platformat e mësimdhënies on line për të njëjtën klasë që në fillim të karantinës?

Mësimi on line erdhi si një mik i paftuar dhe si rrjedhim nuk e gjeti sofrën shtruar.Por për fat të mire ,ashtu si e do tradita e shqiptarit, të gjithë mësuesit u mobilizuan dhe u bënë njësh me mësimin në distancë duke implementuar në këtë mësimdhënie metoda nga më të ndryshmet.Si fillim, dukej qartë qe shkolla shqiptare nuk ishte gati për një gjë të tillë.Filloi stërmundimi i të gjithë heronjve të heshtur fillimisht me grupet e watsap-it (që ka qenë dhe më popullori në përdorim)Google classroom, Edmodo etj.

Në fillim unë përdora Edmodo dhe m’u duk një mrekulli që e kisha gjetur.U bënë pjesë aty mbi 70% të nxënësve(për mua ishte arritje) kështu që watsap ngelej në fuqi për pjesën tjetër.Më pas mësues të tjerë krijuan classroom-et e tyre dhe eksperimentova dhe unë aty.Por shpejt kuptuam që nxënësit po hidheshin nga një degë në tjetrën .Kjo nuk ishte gjë e mirë.Disa aparate nuk i përballonin kaq shumë platforma dhe nxënësit hiqnin dorë ose nga njëra ose nga tjetra.Edhe mua si mësuese më duhej të përqendrohesha tek të gjitha njësoj.Dhe kjo ishte një lodhje e tepërt.E vetmja që ia vlente sakrifica ishte Zoom.Ashtu duke zënë ndonjë qoshe të shtëpisë pati edhe ndërveprim.Por dhe zoomi ishte sakrificë.E nëse ndonjë platformë do t’i kishte të gjitha këto benefite shkolla duhej ta kishte.Moodle psh.Disa universitete punojnë me LMS e shumë platforma bashkëkohore edhe para kësaj situate. Por shkollat tona shumica prej tyre fatkeqësisht nuk i njihte fare.Në të ardhmen besoj mësimi on line do të jetë shumë më i organizuar.Kjo eksperiencë na mësoi shumë gjëra.
Irena Biba

Video nga ora mësimore

Te pergezoj Irene per ate qe ben ! Je shembull qe sfidon .

Urime Irena